VIDEO/ Rritja e çmimit të naftës, Berisha: Bordi i Transparencës të ndërpresë urgjent veprimtarinë, anëtarët të japin dorëheqjen. I kanë vjedhur shqiptarëve 300 mln euro

Berishaa

TIRANË

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar sot bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, bashkëbisedimin të cilin e ka nisur me çmimin e naftës, që nga vendimi i fundit i Bordit të Transparencës, është rritur në 2.48 lekë/litri.

Berisha deklaroi se një çmim i tillë nuk ekziston askund në Evropë dhe botë, ndërsa ju bëri thirrje anëtarëve të Bordit të Transparencës që të japin dorëheqjen menjëherë.

“Mjafton t’iu rikujtoj këtu se çmimi i naftës dje në Maqedoninë e Veriut ishte 1.85 lekë, këtu 2.48, pra 250 lekë në Shqipëri. Cmim i tillë nafte nuk ekziston kund në Evropë dhe botë, përvecse në xhisikun e Edi Ramës, që shpiku këtë mekanizëm, duke dhunuar Kushtetutën dhe ligjet për të plaçkitur qytetarët e vet.

Të dhënat e politikave që ndoqi Rama ndaj shqiptarëve janë tepër alarmante. Ju keni lexuar se këto ditë organet më prestigjioze të kujdesit për fëmijë kanë dhënë alarmin se 300 mijë fëmijë shqiptarë kërcënohen për ushqimin e tyre të përditshëm. Shqipëria nuk mund të ketë dhe asnjë vend i lirë nuk mund të ketë borde të cilat të kontrollojnë tregun për llogari të qeverisë. Aty vetëm paguajnë. Çmimin e këtyre organizmave korruptive qeveritare të ngritura me qëllimin e vetëm për të diktuar çmime stratosferike dhe vjedh sa më shumë qeveria me klientelën e vetë.

Menjëherë kërkoj ndërprerjen urgjente të veprimtarisë së tyre. U bëj thirrje anëtarëve të bordit të japin dorëheqjen menjëherë të mos shndërrohen vegël antikushtetuese e një qeverie, e cila është shndërruar e njohur si organizatë kriminale.

Teksa kërkon dorëheqjen e bordit, Berisha thotë se gjatë periudhës së krijimit të saj shqiptarëve u janë vjedhur 300 mln euro.

“Partia është e regjistruar në Gjykatë. Ka një vendim. Gjykata i ka dhënë të drejtë PD. Pluralizmi politik shqiptar u rivendos plotësisht me Kuvendet e 11 dhjetorit dhe 30 prill. Gabojnë rëndë ato që kërkojnë përballje me opozitën e vërtetë. Ka një realitet, siç e dini dhe ju. Që nga fillimi e gjer sot, ka një grup që për interesat e narkoshtetit pretendon se kjo nuk është. Ju kujtohet kur ju treguam 5200 firma të anëtarëve ata shpreheshim se ata nuk janë. Kur u mblodhëm me 4958 delegatë në “Air Albania” ata përsëri mohonin. Kur u votua me 6 mars dhe doli e qartë se ku ishte shumica, ata përsëri mohonin. Ata shpresojnë të marrin peng pluralizmin. Asnjë forcë në botë s’na merr peng. Unë shtrova dy probleme madhore për të cilat ne do i drejtohemi shoqërisë shqiptare. Nuk mund të vidhen shqiptarët. Janë vjedhur 300 mln euro që kur është krijuar bordi. Kjo vazhdon ende. Do të ketë tani një qëndrim të ri. Deri tani ishim në proceset tona, ndërsa kemi debatin me shoqërinë shqiptare”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×