VIDEO/ Shpërthim në Durrës, i vendoset eksploziv biznesit, policia identifikon autorin e dyshuar

Durres 3

DURRËS

Shpërthim në pjesën e jashtme të një biznesi në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit

Policia njofton zyrtarisht se rreth orës 03.10, në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret”, në fasadën e dyqanit të shtetasit Sh.A., 58 vjeç, dyshohet se shtetasi D.K., 31 vjec, banues në Burrel, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes shtetasit SH.A. dhe D.K.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×