
Një modele braziliane që iu bashkua ushtrisë së Ukrainës si snajperiste vetëm tre javë më parë është vrarë pasi një raketë ruse sulmoi vendin ku ndodhej bunkeri i saj. Thalita do Valle, 39 vjeç, kishte qenë në misione humanitare në mbarë botën dhe më parë kishte luftuar kundër ISIS-it në Irak.
Thalita do Valle vdiq më 30 qershor në një sulm me raketa ruse në qytetin e Kharkiv, në rajonin veri-lindor të vendit të shkatërruar nga lufta.
Sulmi çoi gjithashtu në vdekjen e ish-ushtarit të ushtrisë braziliane, Douglas Burigo, 40 vjeç, i cili u kthye në bunker për të gjetur Thalitën. Ajo ishte e vetmja pjesëtare e trupave që mbeti atje pas sulmit të parë me raketa.
Modelja kishte marrë trajnime për përdorimin e snajperit ndërsa iu bashkua forcave të armatosura ushtarake të rajonit të pavarur Kurdistan të Irakut. Thalita gjithashtu studionte në Drejtësi dhe mori pjesë në shpëtimin e kafshëve me Organizata Joqeveritare dhe punoi si modele dhe aktore kur ishte më e re. Vëllai i saj Theo Rodrigo Viera e përshkroi atë si një heroinë me vokacion për të shpëtuar jetë dhe për të marrë pjesë në misione humanitare.