Reperi Travis Scott u desh të ndalonte shfaqjen e tij kur vuri re disa fansa që po rrezikonin veten duke u ngjitur në shtylla për të parë koncertin.

Koncerti u zhvillua në Coney Island në ‘Coney Art Walls’, Scott doli në skenë rreth orës tetë, ai fillimisht bëri Dj’ dhe më pas mori mikrofonin dhe performoi.
Meek Mill doli gjithashtu në skenë gjatë ngjarjes që duhej të ndërpritej kur disa prej të pranishmëve ngjiteshin në shtyllat e ndriçimit në mënyrë që të përpiqeshin të shihnin më mirë Travisin duke performuar në skenë.

Vendi ishte i mbushur me kapacitet të plotë dhe Scott së bashku me ekipin e tij nuk donin të kishin një tragjedi tjetër në duart e tyre, siç ishte ajo e humbjes tragjike të jetëve në Astroworld Festival .
Çfarë ndodhi në Astroworld?
Gjatë performancës së Travis Scott në Festivalin Astroworld në Hjuston vitin e kaluar, qindra persona u kapën në mes të një rrëmuje që për fat të keq shkaktoi vdekjen e 10 prej tyre dhe plagosi dhjetëra të tjerë.
Scott u kritikua ashpër nga fansat dhe mediat në atë kohë që nuk e ndaloi performancën e tij, ndërkohë që kaosi pushtoi vendin.

Ai pohon se nuk ishte në dijeni dhe nuk e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte në turmë teksa ishte në skenë, si arsye për të mos ndërprerë performancën e tij. Deri më sot ai përballet me disa procese gjyqësore për shkak të atij incidenti.
and then