
Publiku është i interesuar t’i shikojë jashtë petkut të rolit mbretëror që kanë.
Së fundmi, Kate Middelton, Dukesha e Kembrixhit ka zbuluar një pasion të saj që nuk e dinim. Ajo ka realizuar setin fotografik të Dukeshës së Cornwall-it, Camilës për kopertinën e revistës “Country Life”. Kjo kopertinë do të realizohet me rastin e ditëlindjes së 75-të të Camilas dhe 175-vjetorin e krijimit të revistës.
Në fotografitë e shkrepura nga Kate, duket Camila e buzëqeshur, e ulur në një stol teksa mban një shportë me lule. Ajo mban veshur një fustan të gjatë me detaje florale ngjyrë bojëqielli.
I pyetur, kryeredaktori i “Country Life” u shpreh se ndihet i nderuar që Middelton ka realizuar fotot për revistën e tij.
“Ne e kuptojmë se kjo është hera e parë që një portret zyrtar i Dukeshës së Cornwall është kapur nga Dukesha e Kembrixhit për një revistë dhe ne jemi të nderuar që ato kanë zgjedhur të jenë i pari që publikoi këtë fotografi të bukur,”-tregon kryeredaktori.
Ju kujtojmë që Kate Middelton është një mbrojtëse e “Royal Photographic Society”.