Prapaskenat e festivalit/ Dua Lipa me shokë luajnë lojën e famshme me birra, videoja bëhet virale

ipiccy_image-49-2

Kur ngjiten në skenë e “djegin” me performancën e tyre, por në prapaskenë mesa duket është adrenalina e vërtetë.

Së fundmi është bërë virale një video e postuar në TikTok nga Post Malone. Ai së bashku me yje të tjerë si Dua Lipa, Turnstile dhe Posty shihen në prapaskenat e një festivali duke luajtur lojën e famshme me birra të quajtur “birra pong”.

Në video, skuadra e paparë e përbërë nga Malone, Dua dhe Turnstile duken duke brohoritur Postyn, teksa këngëtari legjendar i grupit “Circles” merr pozicion dhe shënon me të parën në gotën e birrës. Yjet e skuadrës ngrihen duke brohoritur, ndërsa këngëtari vazhdon të “shijojë” suksesin duke pirë qetësisht cigaren e tij.

Kjo video ka arritur mbi 500 mijë pëlqime në TikTok, duke shkaktuar edhe një mori komentesh.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×