
Sherri për një vajzë, çoi në vrasjen tragjike të 26-vjeçarit Martin Çeço, në Kolanec të Korçës.
Ndërsa sot kanë dalë para gjykatës tre të akuzuarit për vrasjen e të riut, duke e mbytur me litar e më pas duke e hedhur në rezervuarin e Maliqit, kunati i njërit prej tyre Bleti Angjos, ka deklaruara për gazetaren Lorena Kodra se herën e fundit që ka komunikuar me të, ka qenë i qetë.
“Ka 45 ditë që kunatin e kam çuar në Marjanë tek Valter Mollaj(tjetër autor i dyshuar),dëgjova nga media për këtë krim,që është bërë krim por që të jetë i implikuar kunati im veç nëse e kanë marrë ata me makinë.
Ai merrej gjithmonë me bagëti. Valteri disponon një makinë me karroceri. Në datën 14 unë kisha në shpi Valterin, ndërkohë që ishte me ne dhe nuk na tha asnjë gjë,kur doli më media që krimi ishte kryer në datën 12-13.
Shumë gjakftohtë nuk ishte,vetëm 5 minuta qëndroi. Ne nuk na vajti në mëndje për këtë punë vetëm në media u njoftuam,mbetëm të habitur. Kur komunikuam herën e fundit me kunatin nuk ishte i qetë”, tha ai.
and then