Avancon me hapa të shpejtë “romanca” e re e Gerard Piques/ E dashura e futbollistit takon fëmijët e Shakirës

pique-cover

Menjëherë pas ndarjes së bujshme të Gerard Piques me Shakirën, u aludua në rrjet për një romancë të re të mbrojtësit të Barcelonës.

Lidhja e Piques me partneren e supozuar duke se ka avancuar me hapa të shpejtë duke u njohur edhe me fëmijët e tij. Ky lajm është bërë i ditur nga Laura Fa dhe Lorena Vasquez në podkastin “Mamarazzi”, ku tregojnë se fundjavën e kaluar futbollisti së bashku me Milan dhe Sashën shkuan në Kupën e Botës së Balonave. Në këtë event ishte prezente edhe bjondja 22-vjeçare, e cila ishte parë duke luajtur me fëmijët.

Ata kanë zbuluar gjithashtu se vajza që aludohet për një lidhje me Piquen punon në kompaninë e mbrojtësit të Barces, “Kosmos”, shkruan gazeta sportive spanjolle “Marca”. Madje, edhe saktësuan atë që përflitej në mediat e tjera se në fakt në kompani ajo është krahu i djathtë i futbollistit.

Shakira and Gerard Piqué split up after 11 years together | EW.com

Kjo nuk është e vërtetë pasi 22-vjeçarja i është bashkuar së fundmi ekipit të “Kosmos”. Vajzat e podkastit “Mamarazzi” shtojnë se Pique dhe vajza bionde në punë kanë një marrëdhënie shumë diskrete dhe komunikojnë vetëm fshehurazi.

Ata zbuluan gjithashtu se Gerard mbërriti të shtunën në ortë e para të mëngjesit në aeroportin El Prat nga Dubai, një udhëtim që ai bëri me bionden e re. Sipas informacioneve që u zbuluan nga një punonjës i aeroportit, mbrojtësi i Barcelonës ka udhëtuar në klasën biznes së bashku me të dashurën e tij, sipas burimit.

Theksojmë që ishte pikërisht në podkastin “ Mamarazzi ” ku në fillim të qershorit u bë e ditur se Pique dhe Shakira ishin ndarë dhe përmendej se një vajzë bionde ishte shumë e afërt me lojtarin.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×