Erling Haland pak ditë më parë njoftoi largimin e tij nga skuadra e Dortmund, me sulmuesin norvegjez që sezonin e ardhshëm do të luaj në Premier Ligë të Mançester Siti.

21-vjeçari ka zgjedhur të largohet me shumë klasë duke i dhuruar lojtarëve dhe anëtarëve të stafit të verdhezinjve nga një orë “Rolex” me vlerë 15 mijë euro secila.
Haland vendosi për këtë dhuratë si një shenjë falënderimi ndaj tyre për vitet e kaluara në gjermani, me sulmuesin i cili planifikoi çdo gjë me detaje për t’i përshtatur orët e dhuruara me preferencat personale të lojtarëve.
Secili “Rolex” mësohet se ka të shkruar mbrapa “EBH” të cilat janë inicialet e emrit të lojtarit.
Arena e Lajmit
Loading…
and then