MINIFUTBOLL/ Kampionati “5×5”, Prestige ndalet në gjysmëfinale (VIDEO)

Prestige MFC e ka ndalur në gjysmëfinale udhëtimin e tij në kampionatin kombëtar “5×5” që organizon Federata Shqiptare e Futbollit.

PRESTIGE

Në takimin e djeshëm gjysmëfinal Prestige u mund nga skuadra Beautiful Albania me rezultatin 6-1.

Prestige bëri një ndeshje nën pritshmëritë, ndërsa Beautiful Albania mori një sukses të merituar dhe tashmë do të luajë shanset për trofeun.

NDESHJA – Loja startoi me luftë të fortë sportive nga të dyja kampet, ndërsa ekipet fillimisht u treguan të kujdesshme.

Ekuilibri do të prishej në minutën e 13-të, teksa një Beautiful Albania gjen avantazhin pas një veprimi të bukur individual të një prej lojtarëve të saj.

Sfida vijon me ritëm shumë të lartë, me Prestige që kërkon reagimin, por në fundin e pjesës së parë Beautiful Albania godet përsëri, teksa i dyfishon shifrat në 0-2.

Prestige duket në një ditë jo, ndërsa ekipi Beautiful Albania luan mjaft mirë në të dyja fazat, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Në startin e pjesës së dytë, pas një gjesti të lartë teknik të kapitenit të saj, Beautiful Albania realizon edhe golin e tretë.

Prestige provon me Bibën, po gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga traversa. Më tej vjen edhe goli i katërt për ekipin Beautiful Albania, ndërsa Shaqe për Prestige me një gjuajtje nga distanca ngushton në 1-4.

Në mesin e pjesës së dytë Prestige mbetet në inferioritet numerik dhe praktikisht mbyllet aty historia e ndeshjes.

PR

Në fund skuadra Beautiful Albania realizon edhe dy herë të tjera, duke siguruar kualifikimin për në finalen e madhe të këtij kompeticioni.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×