Lajmi që Evertoni siguroi mbijetesën ishte tema e ditës në mediat britanike. Por ajo që ndodhi pas sfidës ishte diçka që u komentua akoma dhe më shumë, me brazilianin Riçarlison, i cili ofendoi ashpër legjendën e Liverpul, Xheimi Karager.

“Karager laje gojën përpara se të flasësh për mua dhe Evertonin dhe unë nuk të respektojë ty”, ishin fjalët e shkruara në Twitter nga sulmuesi brazilian.
Ish-mbrojtësi anglez nuk u kursye, duke iu kthyer menjëherë sulmuesit në të njëjtin postim: “Në fakt po më pëlqen kjo, nëse Twitter do të ekzistonte kur luaja unë, jam i sigurt që do të kisha quajtur më shumë ekspertë”.
I actually quite like this, if Twitter was about when I was a player I’m sure I would’ve called pundits out quite a lot!! https://t.co/skfIpPCQhQ
— Jamie Carragher (@Carra23) May 20, 2022
Arena e Lajmit
Loading…
and then