
Aksident në hyrje të qytetit të Lezhës, pranë ish-fabrikës së letrës.
Një automjet ka përplasur një motoçikletë me të cilën lëvizte një person. Për pasojë ka marrë lëndime drejtuesi i mototoçikletë i cili është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
Lezhë /Informacion paraprak
Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Lezhë – Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Shëngjinit”, shtetasja E.L., duke drejtuar mjetin e saj, ka aksidentuar shtetasin A.N. 47 vjeç, banues në Lezhë, i cili po lëvizte me motomjet.
Për pasojë është lënduar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Arena e Lajmit