Ishte duke korrur grurin, autokombajna shkakton zjarrin dhe djeg një sipërfaqe drithi. Shpëton mrekullisht një banesë

Whatsapp Image 2022 06 21 At 3.29.39 Pm

Një autokombajnë e cila ishte duke korrur grurin ka shkaktuar fjalë dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme drithi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Toç në Bashkinë Memaliaj ku mjeti teksa ishte duke korrur grurin ka lëshuar shkëndija duke shkaktuar zjarr në sipërfaqe të mbjellë me grurë.

Menjëherë ka reaguar reparti zjarrfikës i Memaliajit, i cili ka shmangur avancimin e flakëve në sipërfaqe më të madhe. Flakët e zjarrit i janë afruar edhe një banese, por ka shpëtuar fale ndërhyrjes në kohë të zjarrfikësve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×