Kishin përshtatur TV për të bërë telefonata, zbulohen dy pajisje në burgun e Peqinit dhe të Burrelit

Burg Burgu Qeli

Në burgjet e Sigurisë së lartë ditën e djeshme ka pasur aksion për gjetjen e sendeve të paligjshme. Gjatë kontrolleve janë zbuluar në dy qeli, përkatësisht në burgun e Peqinit dhe të Burrelit dy pajisje që dyshohet se përdoreshin për komunikim.

Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se këto pajisje janë sekuestruar.

Bëhet fjalë për televizorë të përshtatur me dekoder të veçantë për të bërë telefonata nga burgu.
Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×