Antetati ndaj 43-vjeçarit shqiptar në Bruksel, gjykata belge në kërkim të pamjeve filmike, thirrje qytetarëve që të…

Hasanbelliu Noga

Autoritetet gjyqësore të Brukselit janë në kërkim të kamerave të sigurisë ku tregojnë pamjet nga atentati ku mbeti i plagosur rëndë 43-vjeçari Erion Hasanbelliu. Ngjarja në fjalë ndodhi më 11 qershor në Bulevardin ‘Adolphe Max’ në Bruksel, pranë një hoteli. Hasanbelliu u qëllua me 6 plumba nga dy persona, ndërsa ndodhet në rrezik për jetën në spital.

Në lidhje me atentatin është arrestuar në Vjenë dy ditë pas ngjarjes, armiku i tij i përbetuar Kasander Noga, teksa tentonte arratisjen drejt Tiranës.

Mediat belge raportojnë se hetuesit kanë gjetur ‘prova’ nga imazhet për ngjarjen. “Megjithatë, ata duan të marrin të gjitha fotot dhe videot e bëra në vendin e ngjarjes ose ofër, të cilat mund të jenë publikuar edhe në rrjetet sociale Kushdo që ka imazhe ose informacion mbi faktet mund të kontaktojë hetuesit nëpërmjet formularit të raportit në faqen e internetit të policisë federale, ose përmes numrit falas 0800/30300. Diskrecioni është i garantuar.”, shkruan media belge ‘Lesoir.be’.

Si nisi hakmarrja
Pas atentatit gjyqtari i çështjes në Bruksel lëshoi një urdhër arresti evropian dhe ndërkombëtar ndaj 45-vjeçarit Noga. Të hënën, më 13 qershor, policia austriake arrestoi Nogën në një pallat në lagjen Donaustadt të Vjenës. E gjithë saga e konflikteve mes këtyre dy personave nisi kur Noga bëri krimin në spitalin e Sanatoriumit, ku vrau bashkë me Julian Çelën, Aqif Hasanbelliun (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit).

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë në spitalin e Sanatoriumit, erdhi edhe hakmarrja nga ana e Hasanbelliu, i cili bashkë më vëllain e shokut të tij, të ndjerit Geron Hasanbelliu dhe ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën. Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë.

Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastritot Gropa dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori i shpëtoi burgimit të përjetshëm, pasi pak muaj më parë doli nga burgu i Peqinit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×