Mançester Junajtid në kaos, e refuzon edhe sulmuesi uruguajan

Mançester Junajtid ka marrë refuzimin e parë në merkaton e kësaj vere dhe ai ka ardhur nga Darvin Nunjez.

DARUIN NUNJEZ 2

Sulmuesi i Benfikës nuk dëshiron që të transferohet në “Old Trafford”, sepse anglezët nuk do të luajnë në Champions sezonin e ardhshëm.

“Djajtë”, të cilët nuk fitojnë trofe prej 5 vitesh, nuk arritën të renditeshin mes katër vendeve të para këtë sezon dhe vendi më i mirë që mund të arrijnë të dielën është pozicioni i gjashtë, duke luajtur në Ligën e Europës.

“RMC Sport” ka zbuluar se sulmuesi uruguaian i ka prerë shkurt avancimet e Junajtidit për ta transferuar në Angli, pavarësisht se ata kishin përgatitur një ofertë mbi 68 milionë paund për kartonin e talentit 22-vjeçar.

Kjo është goditja e parë që merr trajneri i ardhshëm Erik ten Hag.

Ai sapo ka nisur nga puna, ndërsa trajneri në detyrë Tomas Tuhel tha në konferencën e djeshme se ai është në komunikim të vazhdueshëm me holandezin me mesazhe, por nuk janë takuar ende personalisht.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×