Video/“Berisha i bëri sulm të qartë Metës”, drejtori i News 24: Kishte kohë që Balla nuk e mbronte Presidentin

Robert Rakipllari

Drejtori i News 24, Robert Rakipllari tha në “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa se lajmi i seancës së sotme ishte pikërisht sulmi i qartë i Berishës ndaj Metës.

“Lajmi i kësaj séance ishte sulmi i qartë që Berisha i bëri Metës për shkelje kushtetuese dhe pamë një version të përmbysur, kur Berisha akuzonte Metën se ka shkelur Kushtetutën dhe Balla që mbronte Metën se nuk e ka shkekur Kushtetutën. Është intriguese për tu parë se si do shkojë më tej. Berisha dhe Meta kanë qenë aleatë të qartë me njeri tjetrin”, tha Rakipllari.

Duke komentuar rezultatin e votimit, ai u shpreh se “Nuk pritej të kishte supriza sepse grupi i PS ka treguar edhe herë të tjera që nuk do kishte vota. 74 deputetë janë të PS, 3 të PSD-së dhe një votë është tepër. Kanë votuar 4 deputetët e LSI dhe 3 të PDIU. Janë katër votat kundër që presupozohet të jenë nga opozita. Berisha deklaroi që do merrte pjesë në votim, por deputetët e tij dolën nga salla. Ndërsa Duma, Gjekmarkaj dhe Salianji morën pjesë në seancë, por jo në votim. Ndërsa 30 deputetë të tjerë të PD iu përgjigjën thirrjes së Alibeajt”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×