Zgjedhja e Bajram Begaj si Presidenti i ri, ish-shefi i Shtabit të FA-së: Ushtarakët i përkasin kombit dhe i shërbejnë me nder shqiptarëve

Xhemalgjunkshi

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi, përmes një mesazhi ka uruar Bajram Begajn, pas zgjedhjes së tij si Presidenti i ri i vendit.

Gjunkshi shprehet se zgjedhja e Presidentit është një moment historik, dhe karriera e Begajt në fushën e mbrojtjes imponon respekt dhe vlerësim.

Postimi i Xhemal Gjunkshit:

Suksese në misionin e  Presidentit Shqipërisë, z Bajram Begaj. Është moment historik zgjedhja e një presidenti dhe karriera e tij në fushën e mbrojtjes më imponon respekt dhe vlerësim. Ushtarakët i përkasin kombit dhe i shërbejnë me nder të gjithë shqiptarëve. Komentet dhe kritikat i përkasin politikës, partive. Unë dua dhe jam i bindur të besoj se Presidenti Begaj do ti shërbejë Shqipërisë dhe do të respektojë me rigorozitet ligjin dhe Kushtetutën.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×