Milani është vetëm 90 minuta larg titullit kampion në Serinë A, me kuqezinjtë që duhet ende të kalojnë pengesën Sasuolo për të ngjyrosur kuqezi trofeun që mungon prej 11 vitesh.
Në konferencën për shtyp përpara sfidës, trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli ka theksuar se ky sukses nuk është i rastësishëm por është një punë e mirë ndërtuar prej kohësh që tani skuadra e tij duhet ta përfundojë me sukses.
“Kemi qenë më të mirët deri më tani, duhet të jemi edhe nesër.
Kemi ndërtuar dhe merituar një mundësi të madhe tani duhet ta përfundojmë. Që nga dita e parë kam parë të njëjtin nivel përkushtimi nga lojtarët që drejtoj, e di se edhe nesër do të jetë e njëjta gjë.Ata po përjetojnë emocione të veçanta ashtu si unë. Unë nuk kam pasur kurrë probleme me gjumin, uroj që nesër të arrij të fle pas ndeshjes.
Sasuolo është një skuadër e rrezikshme duhet të tregojmë kujdes nga sulmet e tyre dhe të jemi gati për ta mbyllur ndeshjen ather kur duhet.
Ardhja e Ibrës mendoj se ndryshojë shumë gjera në këtë skuadër ai solli mentalitetin që duhej për të fituar, është vendimtar në këtë sukses.”, u shpreh Pioli
Arena e Lajmit

Loading…