(FOTO) U akuzuan se janë me njëri-tjetrin vetëm për fëmijët, Kylie Jenner dhe Travis Scott i japin përgjigjen e duhur fansave

ipiccy_image-4-2-1

Ndonëse nuk ndajnë të njëjtën shtëpi, Kylie Jenner dhe Travis Scott janë një çift i mirfilltë.

Dyshja janë prindër të dy fëmijëve. Pavarësisht angazhimenve të tyre familjare dhe profesionale ato din të ndajnë kohë edhe për njëri tjetrin. 24-vjeçarja dhe reperi 31-vjeçar u mbajtën për dore teksa dilnin nga restoranti i Craig pas një darke më 10 korrik 2022, në West Hollywood, Kaliforni.

Gjatë natës së tyre, Kylie kishte veshur një fustan të zi lëkure me mëngë të gjata dhe syze po të zeza, ndërsa Travis kishte veshur një bluzë gri dhe xhinse.

Kylie Jenner Rocks Leather Dress for Second Night Out In a Row with Travis Scott

kylie jenner leather dress dinner with travis scott 034787623

Ky është takimi i dytë me radhë që Kylie dhe Travis dalin për një darkë. Një natë më parë, të dy u panë të kapur për dore teksa mbërrinin në restorantin Catch për darkë.

Në fotot e shpërndara me shpejtësi në rrjetet sociale ata nuk dukeshin aspak të lumtur, madje as të “dashuruar”. Të shumtë ishin përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët komentuan duke u shprehur se ato qëndrojnë së bashku vetëm për hir të fëmijëve.

Me fotot ku Kylie Jenner nuk buzëqeshte para kamerave dhe madje edhe Travis Scott as që kthehej, përdoruesit u shprehën se martesa mund të mos shkojë më gjatë. “Duken aq të mjerë, ai nuk buzëqesh kurrë”, ka shkruar një fans, ndërsa një tjetër ka komentuar: “Mund të duket qartë që nuk janë të lumtur bashkë, duke i bërë të mendosh se e vetmja gjë që i bashkon është familja që kanë krijuar”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×