
Ndërkohë që motrat e saj shijojnë pushimet verore, fansat e Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë ngritur dyshimet se çifti nuk po kalon një periudhë të mirë.
Gjithsesi, gjithçka duket të jetë një teori e mundshme e krijuar nga ata, por përse mendojnë kështu?
Kylie Jenner dhe Travis Scott janë fotografuar këtë të shtunë, më 9 korrik 2022, të kapur për dore, para se të hynin në një restorant në West HollyWood , Los Angeles, megjithatë, në foto ata nuk duken aspak të lumtur, madje as të “dashuruar”. Kylie Jenner kishte veshur një fustan të ngushtë ngjyrë portokalli, ndërsa Travis Scott kishte veshur pantallona të gjera me një bluzë me mëngë të gjata dhe varësen plot me diamante.
Fotot e çiftit u përhapën shpejt në rrjetet sociale dhe komplimentat kanë qenë të shumta për pamjen perfekte të Kylie Jenner . Mirëpo, ishin përdoruesit e rrjetit ata që vunë re se fytyrat e reperit dhe modeles pasqyronin gjithçka veç dashurisë, në fakt disa siguruan se çifti janë ende bashkë vetëm për shkak të fëmijëve.
Kylie Jenner & Travis Scott hold hands while stepping out for date night ❤️ pic.twitter.com/162ljXCdkf
— TRAVIS SCOTT FANPAGE 🌵 (@dailytrvisxx) July 10, 2022
Me këto foto ku Kylie Jenner nuk buzëqesh para kamerave dhe madje edhe Travis Scott as që kthehet, përdoruesit u shprehën se martesa mund të mos shkojë më gjatë. “Duken aq të mjerë, ai nuk buzëqesh kurrë”, ka shkruar një fans, ndërsa një tjetër ka komentuar: “Mund të duket qartë që nuk janë të lumtur bashkë, duke i bërë të mendosh se e vetmja gjë që i bashkon është familja që kanë krijuar”.
DATE NIGHT! 🧡 Kylie Jenner no restaurante Catch, para um jantar com Travis Scott em West Hollywood, Califórnia. – (09/07)
© BACKGRID USA pic.twitter.com/i7d7I4shfU
— Portal Trylie (@tryliebrasil) July 10, 2022