
Nuk do të kishte kuptim një ngjarje sportive britanike pa mimikat dhe gjestet qesharake të njërit prej anëtarëve të vegjël të familjes mbretërore që vjedhin gjithmonë vëmendjen.
Djali i madh i Princit William dhe Kate Middleton bëri një paraqitje surprizë në finalet e Wimbledon të dielën, disa javë pasi vëllai i tij i vogël, Princi Louis, u bë viral për mimikat e tij të çuditshme në Jubileun e Mbretëreshës.
8-vjeçari u bashkua me prindërit e tij gjatë finaleve të meshkujve dhe u pa duke bërë fytyra qesharake gjatë gjithë ndeshjes. I veshur me një kostum blu, Princi George u ul mes Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit teksa shikonin kampionin në fuqi Novak Gjokoviç të përballej me Nick Kyrgios.
I vogli u fotografua me gisht në hundë në një moment, përpara se të shtrëngonte fytyrën dhe të zvogëlonte sytë.
Ndërkohë, Kate mahniti me një fustan blu me pika të bardha, kurse Princi Willian u shfaq me një xhaketë kafe mbi një këmishë blu të hapur me kopsa. Ai e kompletoi look-un me pantallona blu të errët dhe syze dielli.
Pamja e George të kujtonte daljen e parë të William në Wimbledon në vitin 1991, kur ai mori pjesë në finalet e femrave së bashku me nënën e tij të ndjerë, Princeshën Diana. I vogli kohët e fundit ishte dëshmitar i sjelljes së vëllait të tij 4-vjeçar në Jubileun Platinumit të Mbretëreshës Elizabeth II muajin e kaluar.
George u pa duke qeshur dhe duke mbuluar sytë me duar, ndërsa Louis ngriti duart në ajër dhe bëri dy shenja paqeje me gishta. Fëmija më i madh i William dhe Kate e shikoi babanë e tij, i cili gjithashtu dukej se po argëtohej ndërsa Louis po dëshpërohej.