
Ish-kreu i PD, Lulzim Basha e ka rikujtuar një debat që ka pasur me kryeministrin Edi Rama, lidhur me mbetjet.
Asokohe, Basha i drejtohej Ramës që kontejnerët me mbetje të futeshin nëntokë, ndërsa kryeministri tha se kjo gjë është e pamundur. Ndërkohë, sot, Rama ka bërë konkrete projektin e artikuluar nga ish-demokrati.
“Një nga projektet që pengoi sapo u bë kryeministër, për t’i hapur rrugë vjedhjes së shekullit me inceneratorët”, shkruan Basha.
Arena e Lajmit