
Deputeti i PD, Tritan Shehu, shprehet se maxhoranca ka bllokuar në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, rezolutën e propozuar për njohjen e dënimit të gjenocidit serb në Kosovë, teka shton se kryeministri Edi Eama, ditën e nesërme do t’i dorëzojë Vuçiçit “çelësat” e Rajonit në Ohër.
Në një postim në Facebook, Shehu shkruan se bllokimi i hapësirave ajrore, anulon vizitën e Lavrov në Beograd, duke izoluar kështu edhe Vuçiçin, “të vetmin që e pret në Europë e nuk pranon sanksionet ndaj Moskës”.
“Ndersa Rama neser do ta rikonfirmoje ne Oher Vucicin si lider dhe Serbine si hegjemone ne Rajon nepermjet “Ballkanit te hapur”, alias “Jugosllavia a Re. Dhe per hir te kesaj ai e maxhoranca e tij nuk guxojne as te rikujtojne, jo me te denojne e njohin zyrtarisht genocidin serb ne Kosove”, thotë Shehu.
“Te mos guxosh te denosh genocin serb ne Kosove per shkak te lidhjeve e vartesive te tua me Vucicn, do te thote te “perdhosesh” edhe nderhyrjen e NATO aty, e bazuar kjo mbi ato krime e pastrim etnik, flet per shkelje te interesave kombetare e Rajonale, per devijim nga drejtimi i yne Europian e Perendimor”, shton ai.
Njoftimi i plotë: