N’Golo Kante është një nga lojtarët më të paguar në Angli. Por mesfushori francez vazhdon t’u rezistojë ngacmimeve të shokëve për të ndryshuar makinën e tij modeste për një yll të Premier Ligës, një “Mini Cooper”.
31-vjeçari nget të njëjtën makinë që bleu kur luante për Lestërin në vitin 2015 për 10 mijë paund dhe shoku i Çelsit, Antonio Rydiger, zbulon: “Ai është shumë origjinal dhe ka një histori edhe me makinën pavarësisht se njerëzit tallen me të. Kur e ngacmojmë të blejë një makinë luksoze, ai thotë duke buzëqeshur:
‘OK, do ta mendoj, do ta blej’. Por s’ka për ta bërë as për 10 vite. Ishte një ëndërr për të të luante në Premier Ligë dhe ‘Mini’ ishte makina e parë që bleu kur erdhi në Angli. Për të nuk është thjesht një makinë”.
Arena e Lajmit

Loading…