Drejtoi Kukësin ndaj Skënderbeut, flet Pero Pejiç: Humbim shumë raste, ju tregoj 18-vjeçarin që më kënaqi

Në mungesë të Diego Longos, për shkak kartonësh, Kukësin, në duelin ndaj Skënderbeut e drejtoi drejtori sportiv, Pero Pejiç. Në prononcimin pas triumfit 1-0, ndaj korçarëve, Pejiç u shpreh:

bandicam 2022-05-21 19-31-56-564

“Për mua sot ishte e rëndësishme që të merrnim 3 pikë. Pjesa e parë ishte shumë e mirë. Unë jam i kënaqur personalisht, por humbim shumë raste. Në futboll po humbe shumë raste, do pësosh gol. Kemi pasur probleme me dëmtime. Normale që do fusësh lojtarë të rinj. Jam i kënaqur me Sulën, 18-vjeç, luajti shumë mirë. Në fund fituam ndeshjen, asnjë gjë tjetër.

Kemi 5-6 ditë përgatitje për Tiranën, një finale për ne. Nëse mbarojmë sezonin në vendin e katërt, do të presim finalen Laçi-Vllaznia, nëse fiton Laçi jemi në Europë. Do të presim”, u shpreh Pejiç.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×