Joey King zbulon çfarë mësoi nga Brad Pitt gjatë xhirimeve të filmit më të ri aksion

joey-king-brad-pitt_rfb8

Joey King ka zbuluar prapaskena nga xhirimet e “Bullet Train”!

Aktorja 22-vjeçare do të luaj në filmin e ardhshëm aksion së bashku me disa emra të tjerë të mëdhenj, duke përfshirë Brad Pitt, Aaron Taylor-Johnson, Sandra Bullock, Brian Tyree Henry dhe Bad Bunny.

Në një intervistë të fundit, Joey tregoi se çfarë mësoi nga puna me Brad Pitt.

“Kam mësuar shumë nga Brad, disa mësime të jashtëzakonshme të jetës personale,”- u shpreh aktorja. “Ai ka qenë në sy të publikut për kaq shumë kohë. Është një gjë kaq e çuditshme të balancosh. Vetëm kush ka provuar mund të më kuptoj. Brad ishte shumë i sjellshëm për të ndihmuar dikë si unë.”

Për filmin, Joey tha gjithashtu: “Treni i plumbave” është një film i jashkëzakonshëm dhe nuk mund ta besoj se do të jem edhe unë pjesë e tij.”

Joey King gjithashtu foli për karakterin e saj në film dhe gjëra të tjera që mësoi në xhirime.

“Unë e dua personazhin tim, Princ. Ajo është kaq e keqe – dhe kaq e çmendur. Mësova shumë për armët dhe thjesht për të qenë një zonjë vrasëse super e lezetshme. Unë gjithmonë kam pasur qef të luaj në një film aksion”-  përfundoi Joey.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×