Fjolla Morina përfundon përsëri në spital, këngëtarja publikon foton me…

fjolla-morina

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka përfunduar përsëri në spital.

Vetën këngëtarja lajmëroi ndjekësit e saj të Instagramit se po merr ndihmë mjekësore, përmes një postimi në story. Në foton e publikuar këngëtarja shfaqet duke marrë serum, ndërsa nuk ka preferuar të zbulojë se kush po e shoqëron në atë moment.

Nuk dihet ende se çfarë po ndodh me këngëtaren, megjithatë kjo nuk është hera e parë që Fjolla shqetëson fansat me fotot me serum në dorë. Këngëtarja publikoi dy muaj më parë një video teksa bën serum ndërsa pranë i qëndrote vajza e saj, e cila kujdesej për të.

Vogëlushja ishte e ulur mbi jastëk ndërsa i fërkonte kokën të ëmës.

Muajt e fundit këngëtarja është përballur sërish edhe me probleme me drejtësinë. Pasi u arratis nga Shqipëria, ajo u shoqërua në policinë e Kosovës vetëm pak kohë më parë.

“Personi i përmendur është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marrë parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit është lënë e lire”, tha zëdhënësi i policisë.

Menjëherë pas lajmit reagoi edhe vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram. Ajo publikoi një foto nga dyqani i saj në Kosovë krahas së cilës shkroi: “Tek dyqani jam”.

Ndërkohë mësohet se Fjolla Morina po shijon një tjetër lidhje dashurie pas ndarjes nga biznesmeni Fisnik Syla.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×