
Bëhet baba për herë të dytë!
Bëhet fjalë për futbollistin e njohur shqiptar Bernard Berisha. Ditën e sotme, bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë djalin e dytë të futbollistit.
Lajmin e ka bërë të ditur vet bashkëshortja e tij, Hashime Berisha, përmes disa fotografive të publikuara në Instagram. Ajo ka shfaqur momentet e para pas lindjes, ku çifti kanë marrë në krahë të birin e porsalindur. Me këtë postim ato kanë zbuluar edhe emrin e vecantë që kanë zgjedhur për të birin. Ezan do të quhet djali i Bernard Berishës tashmë.
“Mirë se na erdhe në jetë Ezan Berisha, 12.07.2022. Mami, babai dhe Diari të duam shumë”,- shkruan Hashimja krahas fotove.
View this post on Instagram
Sa i përket aktivizimit të tij në futboll, aktualisht Berisha është lojtar i lirë, për shkak se FIFA u ka dhënë leje lojtarëve që luajnë në Rusi dhe Ukrainë t’i shkëpusin kontratat me klubet e tyre përkatëse, për shkak të luftës.