FOTOT/ Zbulohet romanca e aktorit Bradley Cooper me ish-gruan e politikanit amerikan, çifti u njohën nga…

bradley-cooper-2

Bradley Cooper dhe Huma Abedin kanë nisur prej muajsh një romancë.

Burime për “Page Six” treguan se ish-gruaja e politikanit Anthony Weiner – është takuar me yllin e Hollivudit gjatë muajve të fundit. Sipas burmieve Copper dhe Abdein u prezantuan nga redaktorja e Vogue, Anna Wintour, e cila është e afërt me të dy .

“Ana padyshim bëri mblesëri,” tha një burim i sigurt. “Ajo është shoqe e ngushtë me Bradley dhe adhuron Huma.”

Një burim nga Hollivudi konfirmon se “Bradley është duke u takuar në heshtje me Huma për disa muaj tani, [dhe] ata e kanë mbajtur atë vërtet të heshtur. Bradley u nda me [aktoren] Dianna Agron dhe filloi të takohej me Huma.”

Burimi shton se Abedin “u ka thënë disa miqve” se ka një “burrë të ri në jetën e saj … por ajo nuk tha se kush ishte. Ajo e mbante shumë sekret.

“Ata janë të përsosur për njëri-tjetrin”, thotë burimi. “Ata janë të dy në pushtet dhe politikë dhe çështje njerëzore.”

Page Six shkruan se dyshja e profilit të lartë mbërritën së bashku në Met Gala më 2 maj dhe më pas u ndanë për në tapetin e kuq. Fotot tregojnë Abedin, me një fustan të verdhë duke pozuar para kamerave, me Cooper, duke mbajtur distancën pas saj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×