Rama e cilësoi ‘kaçak’, reagon Meta: S’më shqetëson fare një njeri që bën sherr me stjuardesën dhe e nxjerr policia nga avioni

Whatsapp Image 2022 06 06 At 9.33.40 Pm

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me komentin që bëri kryeministri Edi Rama ditën kur u zgjodh kreu i ri i shtetit, Bajram Begaj, ku u cilësua si ‘kaçak’.

I ftuar në Syri.tv Meta tha se etiketime të tilla nuk i bëjnë përshtypje.

“Etiketimet që ka bërë dhe që bënë ndaj meje nuk më shqetëson fare. të gjithë e dinë se kush është dhe se sa normal është. Të arrijë në një vend që ta nxjerrë nga avioni policia se bën sherr me stjuardesën, e dimë se ça njeriu është. Sesi më ka cilësuar mua, s’më shqetëson. Jam shumë i lumtur që e kam bërë detyrën time ndaj vendit me përkushtim maksimal. E kam preokupim që a bëj deri në 24 korrik. ka qenë një presidencë tërësisht jonormale, pasi ka pasur më pak kompetenca.”, tha Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×