Bllokohen në Valbonë 4 alpinistë shqiptarë, njëri prej tyre është lënduar, pritet mbërritja e helikopterit

57878787878

Katër alpinistë shqiptarë janë bllokuar në Valbonë. Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga për BalkanWeb nga gazetari Ismail Bucpapaj, mësohet se 4 alpinistët kanë ngatërruar rrugën në Valbonë pasi janë ndarë nga grupi tjetër i shokëve.

Katër alpinistët kanë mbetur tek Bjeshka e Zharit të Gjeles, ndërsa njëri prej tyre është dëmtuar në njërën këmbë.

Alpinistët kërkuan ndihmë nga policia dhe banorët e zonës, ndërsa mësohet se pritet që të mbërrijë një helikopter për t’i marrë, pasi terreni është shumë i vështirë për t’u aksesuar.

(BalkanWeb)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×