“Doganës shqiptare iu desh të zhdoganonte dy kupa”- Batutat e Ramës: Mbase vjen dita që edhe Shqipëria…Ja dhurata që mori kryeministri nga Gilberto Silva

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij përshëndetëse gjatë ekspozimit të Kupës së Botës në ambientet e kryeministrisë. Kreu i qeverisë me nota humori dhe batuta u shpreh se dogana shqiptare për herë të parë u përball me zhdoganimin e dy kupave.

“Jam mirënjohës njërit prej kampionëve të Brazilit që solli kupën këtu. Kur e sheh nga afër duket sikur është bërë nga një skulptor italian dhe i bërë posaçërisht për Brazilin.

Nuk kishte askush më mirë sesa një kampion brazilian të vinte këtu dhe të ishte me kupën

Këto janë ditë të veçanta për doganën shqiptare, sepse për herë të parë u ndeshën me zhdoganimin e dy kupave, të botës dhe ajo e konfederatës. Janë nga ato halle që do të donim ti kishim edhe më të shumta në të ardhmen. Edhe pse orët e qëndrimit janë sa gishtat e dorës, sepse më pas do vazhdoje udhëtimin e saj. Uroj që sa më shumë futbolldashës të kenë mundësoi ta vizitojnë dhe uroj që garda mos ti krijojë probleme.

Shikoj që mes të tjerash këtu është edhe kapiteni ynë, Lorik Cana. Më thënë të drejtën unë nuk e di kush është kapiteni ynë i kombëtar sot. Të gjithë ata që e ndjekin Lorikun janë si zëvendës të tij. Mbase vjen dita ta fitojmë edhe në një kupë”, tha Rama.

Ne fund kryeministri shqiptar mori si dhurate nga FIFA qe iu dorëzua nga Silva nje kupe te vogel.

edi-ramaa

LEXO EDHE: Ekspozohet trofeu i Kupës së Botës në Tiranë, futbolldashësit mund ta shohin nga afër

Arena e Lajmit

 


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×