Kur na ndajnë edhe pak ditë nga finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord, që do të luhet në Tiranë në 25 maj kryeministri Edi Rama ka bërë parashikimin e tij, duke thënë që holandezet e kanë shumë të vështirë të fitojnë.
Në një intervistë për prestigjiozen italiane “Corriere Dello Sport”, Kryeministri Edi Rama flet për organizimin e finales pritshmëritë dhe klimën në kryeqytetin shqiptar.
Ai thekson se kjo finale do të ketë një imakt shumë të madh në imazhin e Shqipërisë në botë dhe kjo falë ndërtimit të një stadiumi që pak vite më parë ishte thjesht një projekt në letër.
“Jemi organizuar dhe do të jemi në lartësinë e duhur. Kush nuk do të hyjë në stadium mund të bashkohet me zonat e fansave të rezervuara për miqtë. Kam kërkuar mbështetje nga policia e Romës dhe e Rotterdamit për të na dhënë një dorë.
Në fund, Rama shkëput një mendim edhe për Marash Kumbullën, duke u shprehur se ai është flamuri ynë dhe një lojtar shume i fortë.
“Nuk e njoh personalisht por këtu të gjithë flasin mirë për të. Në Shqipëri nuk është e lehtë t’i bësh të gjithë të jenë dakord. Marashi është flamuri jonë dhe një lojtar shumë i fortë. Ka qenë shumë i aftë për ta bëjë Mourinhon të ndryshojë mendje duke fituar hapësira të rëndësishme në skuadër”, ka deklaruar Edi Rama.
Arena e Lajmit

Loading…