VIDEO/ Specia nuk ia del ndaj Napolit, arbitri ia prish festën e golit Rei Manajt

Specia e Rei Manajt është mposhtur me rezultatin 0-3 ndaj Napolit, në stadiumin “Alberto Picco” të La Specias, e vlefshme për javën e fundit të Serisë A.

bandicam 2022-05-22 14-32-32-098

Sfida u zhbllokua menjëherë me Mateo Politanon në minutën e 4′ me një gol mjaft të bukur.

Më pas në minutën e 12′ ndeshja u ndërpre për 12 minuta pasi patën përleshje mes tifozëve dhe arbitri Marketi sinjalizoi ndërprerjen për disa çaste derisa të vihet rregulli në tribuna.

Sfida nisi dhe goli u realizua në minutën e 25′ me anë të Zielinskit. Goli i tretë dhe i vulosjes së takimit ishte nga Deme në të 36′ minutë.

I pafat ishte dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, i cili shënoi gol me kokë, por ishte pak i avancuar sesa linja difensive e Napolit duke e bërë kështu që anësori të sinjalizonte pozicionin jashtë loje.

Vlen të theksohet se mbrojtësi i përfqaësueses së Kosovës, Amir Rrahmani nuk është preferuar për Spaletin këtë sfidë, ku përgjatë gjithë 90 minutëshit ka qenë në pankinë.

Me këtë disfatë, Specia e mbyll kampionatin në vendin e 16-të me 36 pikë, ndërsa Napoli e përfundon këtë edicion të Serisë A në vendin e tretë në kuotën e 79 pikëve, pozicion që siguron një vend në grupet e Champions-it sezonin pasardhës.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×