Detaje tragjike nga aksidenti në Berat, djali ishte me vigon në dorë, dyshohet se po kthehej nga spitali me nënën

Aksident Berat

Zbardhen detaje tragjike nga aksidenti i rëndë i ndodhur pak minuta më parë në Berat, ku humbën jetën nëna me të birin 6-vjeçar.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për “BalkanWeb” se djali i mitur ka pasur vigon në dorë. Siç mëson gazetari Çelmeta, dyshohet se nëna dhe vogëlushi i saj kanë qenë duke ardhur nga spitali.

Ngjarja tragjike ndodhi pak më parë, ku nëna ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në lumë, duke humbur jetën bashkë me të birin.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×