Emily Ratajkowski divorcohet nga burri 1 vit pasi u bënë prindër, shkak tradhtia

Screenshot-2022-07-15-210937-2

Emily Ratajkowski po planifikon të divorcohet nga burri i saj, Sebastian Bear-McClard, pasi ai dyshohet se e tradhtoi. “Po, ai e tradhtoi,” ka konfirmuar një burim për ‘Page Six’. “Ai është një mashtrues serial. Është i shpifur. Ai është një qen.”

Megjithatë, modelja nuk ka bërë ende kërkesë për divorc në Gjykatë. Dyshja ndezën thashethemet për ndarje të enjten kur Ratajkowski u pa pa unazën e saj të martesës.

Dyshja që kanë një djalë 1-vjeçar Sylvester u martuan në një ceremoni private në gjykatë në shkurt të 2018-ës, pasi bënë publike romancën e tyre vetëm dy javë para këtij hapi.

“Kam një surprizë,” shkroi modelja në një fotografi në atë kohë.

“Unë u martova sot,” zbuloi ajo më pas ku shfaqej në një foto me të shoqin.

Dyshja mirëpritën Sylvester-in në mars 2021 pasi njoftuan në një video të ‘Vogue’ se Ratajkowski ishte shtatzënë. Supermodelja tha se ajo dhe Bear-McClard nuk donin të dinin gjininë e fëmijës së tyre, sepse do t’i takonte fëmijës të vendoste se si do të identifikohej.

“Ne na pëlqen të përgjigjemi se nuk do ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe se ai do të na e bëjë të ditur atëherë”, shkroi ajo në një shkrim për Vogue.

Ratajkowski më pas filloi t’i referohej Sylvester-it si “djali” i saj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×