
Johnny Depp është ribashkuar me avokaten e tij Camille Vasquez në Evropë – gjashtë javë pasi ajo e ndihmoi atë të fitonte gjyqin e tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard.
Ylli i “Edward Scissorhands” u pa duke buzëqeshur teksa u takua me avokaten 38 vjeçare në koncertin e tij muzikor në Pragë. Depp është aktualisht në një turne në Evropë me kitaristin Jeff Beck dhe u shfaq i emocionuar që Vasquez u shfaq për ta mbështetur atë.
Pamjet e takimit u regjistruan nga të pranishmit duke u shpërndarë në Internet ku janë bërë virale. Videoja tregon se Vasquez e prezantonDepp me të dashurin e saj, biznesmenin britanik Edward Owen.
Bukuroshja brune shihet duke vënë një dorë në shpinën e të dashurit të saj teksa buzëqesh dhe flet me yllin e “Pirates of the Caribbean”. Depp duket i lumtur që takoi burrin e ri të avokates së tij, duke i dhënë Owen një shtrëngim duarsh përpara se t’i jepte një përqafim të përzemërt.
View this post on Instagram
Fansat e Depp dhe Vasquez shpresuan se aktori dhe avokatja do të fillonin të takoheshin duke pasur parasysh flirtet që ata shfaqën gjatë gjyqit. Por ndërsa ky filmim i ri i ka shkatërruar këto shpresa, konfirmon se dyshja janë ende jashtëzakonisht miq me njëri-tjetrin.
Camille fitoi shumë popullaritet pasi, bashkë me Ben Chew, i dhanë fitoren Johnnyt përballë Amber Heard në gjyqin e mbajtur në Virxhinia por të transmetuar në gjithë botën. Gjatë gjyqit, në rrjetet sociale u shfaqën edhe disa thashetheme për lidhjen e Johnny dhe Camille me njëri-tjetrin. Camille, e cila më pas sqaroi se nuk ka asgjë të vërtetë në këto raportime dhe se është në një lidhje me dikë tjetër, tani ka treguar reagimin e të dashurit të saj ndaj lajmeve.
Camille ka treguar se Edward e ka mbështetur atë dhe se nuk i kushtoi vëmendje thashethemeve për lidhjen e saj me Johnny Depp. Ajo i tha ‘Access Hollywood’: “Ai është i mrekullueshëm dhe mbështetës dhe më do. Madje edhe e ka takuar Johnny. Ai e di që unë kam punuar për Johnny për katër vite e gjysmë, kështu që nuk ka pasur asnjë problem. Ai është thjesht i mrekullueshëm dhe mbështetës.”
Në intervistë, Camille tha gjithashtu se do të vazhdojë të punojë për Johnny dhe gjithashtu la të kuptohet se aktori po përgatitet të ngrejë një tjetër padi për një çështje rreth të cilës nuk dha detaje. Ajo tha: “Ne kemi një tjetër gjykim të mundshëm që do të vijë në korrik.” Camille deklaroi më parë se thashethemet e lidhjes së saj me Johnny-n ishin ‘seksiste’ dhe vuri në dukje se është gjithashtu joetike që një avokat/e të krijojë lidhje romantike me klientë.
Ajo tha për revistën People: “Unë mendoj se kjo vjen me faktin e të qenit një grua që thjesht bën punën e saj. Është zhgënjyese që disa media e raportuan atë ose thanë se ndërveprimet e mia me Johnny-n – i cili është miku im dhe unë e njihja dhe përfaqësoj prej katër vitesh e gjysmë- ishin të papërshtatshme. apo joprofesionale. Është zhgënjyese të dëgjosh.”