
“Rithërrmim”, kështu e ka cilësuar deputetja Flutura Açka situatën aktuale në Partinë Demokratike.
Gjatë një interviste në News24, Açka u shpreh se përfshirja në politikë i ka dhënë mundësinë që të shprehë shqetësimet përballë një mediumi më të madh.
A është penduar Açka që i hyri që në krye të herë politikës?
Açka: Jo nuk jam penduar, tani kam mundësinë e një mediumi më të madh për të thënë gjërat e mia, kjo nuk është pak. Sigurisht do më pëlqente një PD tjetër, por kjo nuk varet nga mua. Nëse do ta dija se gjërat do të shkonin këtu dhe se do më jepnin kaq trishtim për demokratët e thjeshtë, unë nuk do ta kisha bërë, sepse nuk do përjetoja këtë trishtim që përtoj çdo ditë para syve të mi, me këtë shkërmoqje, thërrmim që po i ndodh PD.
Rithemelimi apo riciklimi?
Açka: Rithërrmimi them unë, më vjen keq të përdor këtë shprehje për PD.
Arena e Lajmit
and then