VIDEO/ Aksident tragjik në Berat, mjeti përfundon në lumë, humbin jetën nëna dhe fëmija

Makina Bie Ne Lume

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Berat.

Shtetësja K.XH., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00.

Ajo ka qenë bashkë me fëmijë e saj 6 vjeç në automjet. Për pasojë kanë humbur jetën nëna dhe fëmija gjashtë vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi-Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×