VIDEO/ “Çmendet” Baloteli, sulmuesi italian shënon 5 gola në ndeshjen e fundit të kampionatit

Çfarë shpërthimi në javën e fundit! E besoni apo jo Mario Baloteli ka arritur të shënojë plot 5 herë në triumfin 7-0 që skuadra e tij Adanaspor arriti në shtëpi ndaj Goztepes.

Baloteli

Bomberi italian, u tregua i pamëshirshëm, duke keqtrajtuar skuadrën mike, e cila kishte rënë matematikisht nga kategoria. Me këtë shpërthim në ndeshjen e fundit, Baloteli u ngjit në vendin e dytë në listën e golashënuesve me 18 gola, 2 më pak se Bozok i Kasimpasha.

Goli i 7-të i sfidës dhe i pesti personal për Balotelin, ishte me të vërtetë spektakolar, pasi 31-vjeçari arriti të shënonte me finte, pas një veprimi personal mjaft të bukur.

Vlen të theksohet se Baloteli këtë sezon u aktivizua vetëm 30 ndeshje, ndërkohë që në 8 prej tyre mungoi.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×