
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Gramsh.
Ngjarja sapo ka ndodhur, ku raportohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku për pasojë janë plagosur dy persona.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Paktos të Gramshit, ndërkohë që zjarrfikësit dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje.
Të plagosur kanë mbetur dy të rinjtë Valter Kllogjeri, 30 vjeç, dhe Klea Alushaj, 24 vjeç, të cilët kanë qenë duke u kthyer nga Ujëvara e Sotirës, ku janë aksidentuar, dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Arena e Lajmit