Europian tragjik për portieren e Juves dhe Francës, gjetën të vdekur gruan e saj në Torino

M3JHYFC6DZ3CYCLHJWD4Q7ZSYE (1)

Polin Peiro-Manjin po kalon padyshim një periudhë të veçantë të jetës së saj. Portierja e Juventusit dhe kombëtares së femrave të Francës, aktualisht po merr pjesë në Kampionatin Europian, por mendja e saj ndoshta nuk është plotësisht te ndeshjet e futbollit t për shkak të tragjedisë që ka përjetuar vetëm 10 ditë më parë.

M3JHYFC6DZ3CYCLHJWD4Q7ZSYE (1)

Mediat franceze kanë bërë të ditur se më datë 4 korrik, në banesën e saj në Torino është gjetur pa jetë partnerja e futbollistes, Kamil Neil, vetëm pak ditë para se të fillonte Europiani. Rrethanat e vdekjes nuk dihen ende, pasi po ruhet privatësia maksimale rreth kësaj ngjarje të trishtë që padyshim ka tronditur portieren franceze.

Futbollistja dhe 27-vjeçarja kishin një lidhje prej disa vitesh, ndërsa ia kishin dalë që të martoheshin falë PACS, një lidhje juridike që ekziston në Francë dhe që njeh bashkimin civil. Polin Peiro-Manjin, në vitin 2020 u bë futbollistja e parë e përfaqësueses së Francës që bëri publik homoseksualitetin e saj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×