
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka sqaruar në emisionin ‘Open’ në News24 videon e qarkulluar së fundmi për zjarrin në Sazan, ku një zjarrfikës u akuzua si piroman.
Ministri u shpreh se kjo nuk mund të servirej si fakt dhe se nëse do të kishte ndodhur atëherë çështja do të ishte trajtuar me seriozitet dhe do të ishte bërë shembull.
“Nuk mund të serviret kjo si një fakt. Unë personalisht orë pas orë kam dhënë informacion lidhur me situatën. Në asnjë moment nuk mund të gjeni ndonjë lajm që ka të arrestuar. Po të kapnim ndonjë zjarrfikës me presh në duar do ta bënim të madhe, pra do t’i bënim eko sepse do të donin të dekurajonim të tjerët”, tha më tej Peleshi.
Arena e Lajmit