Minimatura mbyllet me tragjedi për 15-vjeçarin në Dibër, kishte shkuar në ekskursion me shokët kur e rrëmbyen ujërat e Drinit

Lumi Drini I Zi

Ka përfunduar në tragjedi festa e mbylljes së minimaturës së Kalasë së Dodës. Pas përfundimit të klasës së 9-të, minimatura e Kalasë së Dodës kishte organizuar një eksursion festiv pranë lumit Drin i Zi në Maqellarë.

Festa ka përfunduar në tragjedi kur 15 vjeçari A. L. është rrëmbyer nga ujërat e lumit, për tu gjetur rreth 5 kilometra më poshtë nga pushues që ndodheshin në fshatin Gradec.

Burime bëjnë me dije se minimatura po festonte përfundimin e arsimit 9 vjeçar, teksa kanë shfrytëzuar të qenit pranë lumit për tu freskuar në orët e drekës.

Burime pranë policisë Dibër thane se nxënësit kanë qenë të shoqëruar nga mësues.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×