
Në rast se po kërkoni të visheni ndryshe, të dukeni elegante, por edhe ekstra në të njëjtën kohë- hidhini një sy veshjes së fundit të Rita Orës.
Këngëtarja shfaqi format e saj për tu patur zili me një fustan të zi mini me një të çarë shumë të guximshme nga njëra këmbë, teksa performoi në Portugali të premten.
Rita u dhuroi të pranishmëve një performancë surprizë në prezantimin e një hoteli të ri luksoz. Dy shirita diamantesh të bardhë dhe të kuq ndodheshin në dekoltenë dhe njërën këmbë të 31-vjeçares. Ajo e kombinoi veshjen me një palë çorape të gjata dhe gjysmëçizme të zeza me taka.
Veshjen e guximshme ajo e shoqëroi me një makeup ekstravagant që përfshinte rimel me shkëlqim dhe buzëkuq të kuq, pas të cilit Rita është e fiksuar. Qershia mbi tortë? Shumë byzylykë dhe unaza.
Performanca e Ritës pas lajmeve të mediave ndërkombëtares se do të martohet me të dashurin e saj Taika Waititi. Vetë dy protagonistët kanë qëndruar në heshtje duke mos pohuar a mohuar lajmet.