“Plumbi i artë”, Apeli i Posaçëm lë në burg oficerin e policisë, miqtë dhe ‘ushtarët’ e Nuredin Dumanit

1653315954 Screenshot1

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për miqtë dhe “ushtarët” e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se Apeli i Posaçëm ka lënë në burg shtetasit Ilirian Feçi, Fatos Gosa (Tos Gosa), Elvis Koçi (Çaushllari), Adrian Uzuni, Altin Ndoci, Petrit Qoli, Agron Qoli, Gentian Sharra, të cilët u arrestuan pasi Nuredin Dumani u bë i penduar i drejtësisë dhe iu nxori emrat.

Gjithashtu, siç raporton gazetarja Lala për “BalkanWeb” Apeli i Posaçëm ka lënë në burg edhe oficerin e policisë, Leonard Palushi, që u arrestua në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 27.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen nr. 24, datë 20.06.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal”, në ngarkim të personave nën hetim I.F., F.G. (T.G.), E.K. (Ç.), A.U., A.N., P.Q., A.Q., G.Sh., ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Daniela Shirka, vendosi:
1. Miratimin e vendimit nr. 42, datë 17.05.2022 dhe vendimit nr. 48, datë 21.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim F.G. (T.G.), E.K. (Ç.), A.U., A.N., P.Q., A.Q., G.Sh.
2. Miratimin e vendimit nr. 48, datë 21.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim I.F.
3. Ndalimin e publikimit të vendimit në referim të nenit 103 të K.Pr.Penale.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 27.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen nr. 25, datë 20.06.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal”, në ngarkim të personit nën hetim L.P., ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Daniela Shirka, vendosi:
1. Miratimin e vendimit nr. 51, datë 21.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim L.P.
2. Ndalimin e publikimit të vendimit në referim të nenit 103 të K.Pr.Penale.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×