
Ministri Niko Peleshi foli në emisionin ‘Open’ për zjarrin në ishullin e Sazanit.
E pyetur nga gazetarja Klodiana Lala se sa helikopterë ka Ministria e Mbrojtjes për të kryer operacione nga ajri, Peleshi tha se disa informacione nuk mund të bëhen publike.
Gjithashtu shtoi se mirëmbajtja është një tjerët problem me të cilën përballen forcat ajrore.
Lala: A mund të na thoni se sa helikopterë ka Ministria e Mbrojtjes në dispozicion për të kryer operacion nga ajri jo vetëm në Sazan , por edhe në qytete të tjera? Ku janë helikopterët e tjerë?
Peleshi: Disa informacione edhe duhet të mbahen të klasifikuara pasi ka një ligj që nuk na lejon të japim detaj për çdo mjet luftarak në publik. Është e vërtetë që mirëmbajtja është një dhimbje koke dhe problem i pazgjidhur jo vetëm për forcat ajrore por edhe për mjete e tjera, madje besoj që mirëmbajtja është një pikë e dobët jo vetëm për Shqipërinë.
Lala: Zoti Peleshi..
Peleshi: Mos më ndërprit, më dëgjo deri në fund
Sot u kërkua ndihma e qeverisë greke, a dëshmon se shteti shqiptar nuk ka asnjë helikopter për të bërë operacioni nga ajri dhe nëse është kështu përse nuk keni marrë asnjë masë?
Peleshi: Kjo s’keni marrë mase nuk e di se çfarë nënkuptoni ju, nuk di ndonjë shtet që të marrë masë masa të eliminojë rënien e zjarrit.
Lala: Të merren masa për të bërë operacione nga ajri jo të parandaloni rënien e zjarrit. A ka qeveria shqiptare një helikopter për të kryer operacione nga ajri?
Peleshi: Unë ju lë ta përsërisni pyetjen.