VIDEO/ Përplasen tre mjete në Lezhë, plagosen tre persona, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Lezhe Aksidenti

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Lezhë. Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Markatomaj.

Nga të dhënat e para raportohet se janë plagosur tre persona, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gazetari Elidon Ndreka sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga vendngjarja, ku shihet se në aksident është përfshirë dhe një furgon mallrash, i cili pas përplasjes ka përfunduar jashtë rruge.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×