Fotot nga paparazzi/ Nga fustani mbi gju, te pantallonat dhe këmisha e mbyllur, “disiplinohet” deputetja e PS

eslemvera-zake-cover-2

Deputetja e Partisë Socialiste të qarkut të Korçës, Eslemvera Zake, mori vëmendjen e të gjithëve një javë më parë me veshjen e saj në Parlament. Deputetja simpatike u shfaq në seancën plenare me një fustan mbi gju, duke i kthyer “të gjithë sytë” nga ajo.

Veshjen me ngjyra ajo e kishte kombinuar me sandalet me taka të larta, duke sjellë pamjen e një pasarele mode më shumë sesa të një ligjvënëse.

Megjithatë, Zake duket se është “disiplinuar” shpejt dhe ka ndryshuar stilin e të veshurit në seancën e fundit parlamentare. Paparaci i “Panorama Plus” e ka fotografuar me një veshje krejt tjetër nga ajo e para një jave.

Zake ka zgjedhur këtë javë t’i përmbahet kodit të veshjes. Ajo ka veshur një palë pantallona serioze blu që i ka kombinuar me një këmishë të bardhë. “Look”-un formal e ka kombinuar me taka po ashtu blu me takë jo shumë të lartë dhe me dy çanta të mëdha të zeza.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×